E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia globale e paralajmëruar, Fokushima përpin qindra balena

Po ndodh minutë pas minute, orë pas ore....një prej tragjedive më të mëdha natyrore për mbarë njerëzimit dhe asnjë nuk shkruan dhe flet për këtë çështje.

Një raport kombëtar i qeverisë japoneze, jep faktet alarmante të shkatërrimit të gjallesave të cilat jetojnë në Oqeanin Paqësor, si pasojë e mbetjeve radioaktive të Centralit Bërthamor të Fokushimës.

Mijëra tonelata të mbetjeve radioaktive të centralit janë derdhur në Oqeanin Paqësor duke shkaktuar ‘një infektim’ të ujërave të kaltra dhe si pasojë duke përhapur rrezik për gjallesat të cilat po shkojnë drejt shfarosjes dita ditës.

Një tragjedi e vërtetë po ndodh në ujërat e Oqeanit Paqësor, ndërkohë që qindra balena dhe delfinë duken me sy të lirë në brigje. Ndërhyrja do ë jetë ë vështirë pasi gjallesat e ngordhura po përhapen në gjithë ishullin dhe vështirësuar dhe jetën e banorëve të këtyre zonave.

Por, pavarësisht këtij fakti qeveria japoneze’ mbyll sytë dhe veshët’, ndërkohë që të njëjtën gjë bëjnë dhe qeveritë e shteteve të tjera.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›