E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon rithekson: Duhet hetim ndërkombëtar

"Ban Ki-moon është informuar për vendimin e Izraelit për të krijuar një komision hetimor, por propozimi i tij mbetet ende në tavolinë dhe vazhdohet të shpresohet për një përgjigje pozitive nga ana e qeverisë izraelite", deklaroi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Ditë më parë, Ban Ki-moon insistoi për hapjen e një hetimi të drejtuar nga ekspertë ndërkombëtar ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkoi një hetim "të besueshëm dhe të paanshëm" pa sqaruar nëse duhej të ishte edhe "ndërkombëtar" apo jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›