Fratini kërkon debat për qasjen evropiane ndaj Turqisë
"Nuk është në interes të Bashkimit Evropian që Turqia të ndjehet e braktisur nga Evropa dhe të gjejë vëmendje në rajone të tjera. Evropa gaboi duke mos i dhënë sinjale afrimiteti Turqisë. Ne nuk mund ta kemi luksin për ta humbur Turqinë, që është një partnere thelbësore", deklaroi ministri i Jashtëm Italian.