Mjekët grekë paralajmërojnë: Spitalet në prag kolapsi
Mjekët paralajmëruan se në ditët në vijim mund të shënohen raste vdekjesh për shkak të pamundësisë për të garantuar shërbimet thelbësore.
"është e qartë që nëse situata nuk zhbllokohet, do të ketë humbje jetësh njerëzore. Spitalet nuk mund të ofrojnë shërbimet minimale për shkak të mungesës së produkteve bazë si dorashkat dhe mjeteve kirurgjikale ", paralajmëroi Dimitris Varnavas, presidenti i Federatës së mjekëve "Oenge".
Sipas mediave, në spitalet e Athinës dhe Selanikut, mjekët nuk kanë mundur të kryejnë disa operacione kirurgjikale për shkak të mungesës së mjeteve thelbësore.
Gjatë ditëve të fundit furnizuesit kanë dorëzuar vetëm një pjesë të materialeve për të cilat kanë nevojë spitalet, edhe pse qeveria u ka bërë apel të vazhdojnë me furnizime. Qeveria u ka borxh rreth 5 miliardë euro shoqërive farmaceutike, shumë kjo e akumuluar prej vitesh.