Operacion antidrogë, sekuestrohen 100 kg hashash, 6 në pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbëmjen e sotme 100 kg hashash, ndërsa ka bërë të mundur arrestimin në flagrance te gjashtë personave, posedues të sasisë së drogës.
Sipas policisë droga u sekuestrua në Vorë, teksa po transportohej nga një grup kriminal në dy automjete. Arrestimet u bënë të mundur në sajë të një operacioni antidroge të policisë së Tiranës, e cila bën me dije se hetimet në lidhje me operacionin kishin filluar prej disa muajsh.
Ndërkaq blutë raportojne se vijon operacioni i policisë me kontrolle në banesa.