E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban dhe Putin bisedojnë në Moskë për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka arritur për një vizitë pune në Rusi. Gajtë kësaj vizite shefi i OKB-së do të takoj presidentin Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov ku temë bisede do të kenë edhe Kosovën pas marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, ka njoftua një zyrtar i OKB-së agjencinë e lajemeve “Persheva Jonë”.

Ban Ki-moon pas vizitës në Moskë në mëngjes, do të udhëtojë për në Soçi, ku ai do të pritet nga zyrtarë rusë. Ban herën e fundit në Rusi ishte para dy vitesh.

Agjenda e sekretarit të përgjithshëm në Moskë sikur e takimeve ashtu edhe e temave wshtw e ngjeshur, i cili me presidnetin dhe shefin e diplomacisë Lavrov do të diskutoinë për një sër çështjes me interes ndërkombëtare, si për Kosovën, pastaj mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, konfliktin në Siri, lufta në Mali, Qipros….mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut si dhe luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›