E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi optimist se më 21 maj do të merret vesh me Daçiqin

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur besimin e tij, se në takimin e radhës, që pritet mbahet më 21 maj me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, do të arrihet pajtueshmëria për zbatimin e Marrëveshjes së arritur më 19 prill. Kryeministri pranon se implementimi i Marrëveshjes ka edhe sfida, por thotë se nuk ka kthim prapa.

“Ne do të jemi aktivë që kjo Marrëveshje të fillojë së implementuari sa më shpejt. Është mbështetja edhe ndërkombëtare. E di se është sfidë, por është e domosdoshme dhe nuk ka kthim prapa. Qëllimi ynë është që të punojmë sa më shumë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike. Të punojmë edhe me serbët në veri, në mënyrë që të krijojmë një rrethanë të re demokratike, të zgjidhen liderët politikë të tyre, të vazhdojmë me investime socioekonomike, me mirëqenie më të lartë”, ka deklaruar sot kryeministri në mbledhjen e Qeverisë.

Ai është shprehur optimist se gjërat do të lëvizin pozitivisht dhe do ta rrihet marrëveshja për implementimin e marrëveshjes së prillit./Indekosnline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›