Tentim vrasje në Deçan e Mitrovicë

Në rrugën ”Dëshmorët e Kombit “ në Deçan ka ndodhur një rast i Vrasjes në tentativë ndaj viktimës shtetasit Kosovës Nazmi K. (1970) nga fshati Rastavicë komuna Deçan.
Lidhur me këtë rast, Njësitet policore të Kosovës, kanë arrestuar Islam K.(1964),si dhe kanë konfiskuar armën për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast, pistoletë cal.7.65”C.Zastava” me një karikator dhe 6 fishek po te këtij kalibri. Po ashtu është konfiskuar edhe arma e tipit”Çipson”(pushkë gjuetie).
Sipas hetimeve preliminare hetuesit mësojnë se pas një fjalosje në mes të viktimës dhe të dyshimit,viktima ka hyrë në automjetin e tij të tipit “ Tyota” dhe posa është nisur në drejtim të fshatit Rastavicë,i dyshuari cekur më lartë merr armën pistoletë nga automjeti i tij dhe shtinë në drejtim të viktimës,por për fat viktima nuk ka pësuar lëndime,vetëm automjeti i viktimës është qëlluar me plumba në pjesën e prapme.
I dyshuarit është intervistuar nga hetuesit dhe sipas urdhrit të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore.
Nga ana tjetër, në lokalet policore në Mitrovicë, është ndaluar një 29 vjeçar, banor i fshatit Gllamnik të Podujevës për dyshim të përfshirjes së tij në vepër penale të kualifikuar si “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim të rrezikimit të sigurisë së trafikut publik”, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Incidenti është raportuar në momentin kur Policia e Kosovës, kishte vërejtur automjetin e dyshuar, “kombi, ngjyrë të kaltër” me targa vendore, në oborrin e një shtëpie private në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, ndërsa zyrtarët policor kishin urdhëruar ngasësin e dyshuar që të ndalej me qëllim të legjitimimit.
I dyshuari, nuk ka përfillur urdhrat policor ndërsa me vrull ka nisur automjetin e tij drejt zyrtarit policor me qëllim që të godas të njëjtin.
Në kundërpërgjigje, zyrtari policor ka zbrazur një herë, armën e tij zyrtare duke tentuar që të ndaloj të dyshuarin, i cili ka vazhduar arratisjen e tij drejt magjistrales në drejtim të Mitrovicës.
Nuk është raportuar për lëndime, e as për dëme materiale.
Policia e Kosovës i është vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar ndërsa gjatë ndjekjes, patrulla policore në vazhdimësi ka hasur në obstruksione të shkaktuara nga një ngasës i një veture tip “Golf”, i cili nuk lejonte tejkalimin e veturës policore në ndjekje të dyshuarit.
Vetura “Golf 2” me targa vendore, është gjetur e braktisur nga policia e Kosovës në fshatin Kqiq, të Mitrovicës, ndërsa është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor.
I dyshuari 29 vjeçar, banor i komunës së Podujevës, është arrestuar rreth orës 02:00min, të mëngjesit të sotëm, në shtëpinë e tij.
Ndaj të arrestuarit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, me vendim të prokurorit të shtetit të prokurorisë themelore në Mitrovicë, për vepër penale “vrasje në tentativë”.
Hetuesit policor të sektorit kundër krimeve serioze në Mitrovicë, janë në kërkim të së paku edhe dy personave të dyshuar të përfshirë në rast./Indeksonline/