E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banac: Angazhimi amerikan ne Ballkan, pse i domosdoshem

Keni bere thirrje tek anetaret e Kongresit amerikan, per te qene me te angazhuar ne Ballkanin Perendimor, duke thene se "politika e evropianizimit karshi rajonit nuk ka qene e suksesshme". Pse mendoni keshtu dhe cfare mendoni se duhet bere?

Eshte vertet e jashtezakonshme se pas gjithe atyre perpjekjeve per te stabilizuar situaten, ende kemi mekanizmat e nje shteti te pamundshem, te cilin tashme e kemi pare edhe ne Bosnje. Burimet e shumta te autoritetit, mungesa e koordinimit, paaftesia per te zgjeruar sistemin e njejte te qeverisjes ne te gjitha pjeset e nje shteti te vetem dhe, mbi te gjitha, mospajtimet e qarta brenda Bashkimit Evropian, duke qene se ka ende vende anetare qe nuk e kane njohur Kosoven. E gjithe kjo, ne fakt, nuk flet aq mire per perpjekje te koordinuara evropiane. Sipas mendimit tim, nese kjo qasje aktuale lejohet te vazhdoje, atehere do te kemi situate te njejte me ate te Bosnje e Hercegovines, aty ku tashme eshte e qarte se procesi i Daytonit ka arritur ne fund dhe ku dicka duhet bere per ta kthyer prapa situaten, e cila tash eshte burim i mungeses se nje qeverisjeje te mire. Kjo forme e lidershipit mund te vije vetem nga Shtetet e Bashkuara dhe ne fakt qellimi i takimit te mbajtur ne Kongres, ishte per te nenvizuar pikerisht kete domosdoshmeri, ne kohen kur administrata e Obamas eshte ende duke e shqyrtuar politiken e saj ne rajonin e Ballkanit. Dhe, kjo eshte pikerisht ajo cfare ne u perpoqem te bejme.

Kishte ndonje ide konkrete?

Kishte disa, edhe pse ende nuk eshte e qarte nese keto ide do te zbatohen. Sic e dini, administrata e z. Obama ka perfaqesues te posacem ne Lindjen e Mesme, ne Afganistan dhe Pakistan. Ka diskutime mbi mundesine e emerimit te nje perfaqesuesi te posacem, i cili do te ishte pergjegjes per gjithe politiken ne Ballkan, sepse eshte bere tashme e qarte se kjo nuk mund te behet ne vendet vec e vec.

Gjithashtu, keni ngritur edhe ceshtjen e pakenaqesise se konsiderueshme ne Kosove midis sovranitetit te kufizuar dhe faktit se Kosova nuk eshte ende teresisht e integruar. Cila do te ishte zgjidhja me e mire?

Nuk mendoj se do te jete e mundshme, marre parasysh gjendjen aktuale te qeverisjes. Mendoj se problemet kane filluar me planin e Ahtisaarit, i cili ne fakt ka shume elemente te pushtetit te dyfishte. Nuk mendoj fare se kjo eshte gje e mire. Gjeja qe duhet bere, per shembull, eshte te shmanget situata, ne te cilen do te ishin te pranishem pjesetaret ende te paguar, por jo aktive, te policise serbe, te cilet, ne fakt, perpiqen ta vene ne pikepyetje pavaresine e Kosoves. Kjo natyrisht do te kerkonte garanci nga pala me e fuqishme, ajo shqiptare, e cila, edhe pse me e fuqishme, nuk eshte duke e ushtruar kontrollin e plote mbi Kosoven. Po te mund te vendosnim aranzhmane bashkepunimi midis shumices dhe pakices, do te kishim nje shtet, qe ekziston kudo ne bote, domethene nje shtet ku pakicat nuk do te mund te kene fuqine e vetos mbi shumicen.

Ne kete kuader, a shihni ndonje rrezik ndarjeje, sic kane thene disa, apo mendoni se kjo do te hapte Kutine e Pandores ne rajon?

Une mendoj se ky eshte nje shqetesim qe tashme eshte bere efektiv. Pse njerezit e diskutojne fare mundesine e ndarjes se Kosoves, kur Kosova ne fakt tash eshte e ndare? Prandaj, nuk do te duhej te flisnim per ndarjen, por duhet te flasim per integrimin. Eshte e panevojshme te thuhet se ka njerez, vecanerisht ne Serbi, te cilet kane edhe disa perkrahes ne mesin e shqiptareve, e qe mendojne se zgjidhja perfundimtare eshte ndarja e Kosoves. Une nuk besoj ne kete koncept dhe nuk mendoj se duhet te jete rruga perpara. Gjithashtu mendoj se do te kishte pasoja negative per situatat e ngjashme ne rajon, si per shembull ne Bosnje. Eshte nje zgjidhje qe preferohet nga njerezit, te cilet nuk besojne se kombesi te ndryshme mund te jetojne nen nje cati. Ky eshte nje qendrim nacionalist, eshte qendrim i gabuar dhe i cili ka kontribuuar ne mase te madhe tek problemet qe ka pesuar rajoni.

Gjate deshmise suaj para Komisionit Amerikan te Helsinkit keni folur edhe per rolin e Rusise ne rajon. Cilat jane pikepamjet tuaja?

Aktualisht, Rusia eshte duke perjetuar veshtiresi te brendshme shume te medha. Por, ky nuk eshte ndonje garancion se presioni qe kemi pare vitin e kaluar nga ana e Rusise, nuk do te vazhdoje. Dhe, kur flas per presionin, mendoj ne ata qe krijojne telashet ne rajon, gjejne mbeshtetje tek qendrimet qe mban diplomacia ruse. Z.Dodik, per shembull, nga Republika Serbe e Bosnjes, ka arritur t'ia shese pjesen me te madhe te instalimeve energjetike kompanive shteterore ne Federaten Ruse. Ai udheton ne Moske per te kerkuar mbeshtetje per planet e tij mbi ndarjen e Bosnjes. Dhe, ne fakt, vete Moska trimeron diskutimet e ketilla, duke bere analogji teresisht false midis rajoneve ne Gjeorgji dhe vendeve ne Ballkan. Ka pasur perpjekje nga administrata e re amerikane dhe ju mbase i dini ato, per te normalizuar marredheniet me Federaten e Rusise. Por, une mendoj se normalizimi i vertete mund te ndodhe vetem atehere kur Moska heq dore nga perpjekja per te luajtur rolin e nje fuqie udheheqese ne rajonin e vetem ne Evrope, ku ne fakt mund ta ushtroje nje rol te ketille. Dhe, ky rajon eshte Ballkani. Kur mund ta presim nje zhvillim te ketille pozitiv? Nuk jam i sigurt. Megjithate, nuk kam besim se lidershipi aktual rus eshte ai qe do ta ndermarre kete hap, pikerisht per faktin se ata kane kontribuuar ne mase te madhe ne krijimin e disa problemeve ne rajon dhe per faktin se pergjithesisht, mendoj se jane duke zbatuar nje politike te brendshme represive, e cila e largon Rusine nga rruga e nje qeverisjeje demokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›