Sherri per token, parandalohet ekzekutimi mes kusherinjve
Kurbin- Tentativa per te ekzekutuar kusheririn pas nje sherri per pronesine e nje siperfaqe toke, deshton ne momentin final. Denoncimi ne kohe nga shenjestra e sulmit dhe organizimi i nje operacioni, ka parandaluar nje vrasje te mundshme mengjesin e dites se djeshme ne Milot. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan te dyshuarin Ajet Osmani dhe sekuestruan nje arme se bashku me fisheket, teksa me makinen e tij i afrohej shtepise se te afermit te tij R.Osmani. Midis dy familjeve kishte pasur nje konflikt pronesie qe kishte lindur prej disa muajsh dhe dy dite me pare, situata ishte tensionuar deri ne kercenim per vrasje. Duke ndjere rrezikun, R.Osmani kerkoi ndihmen e Policise se Kurbinit, duke bere denoncimin rreth ores 23:00 te se martes, se kusheriri i tij do e vriste. Kaq eshte dashur qe agjentet te mbajne nen vezhgim banesen e shenjestres per ore te tera, derisa duke zbardhur dita e djeshme kane dalluar makinen tip "Benz" me targa LA 6631 A qe drejtohej nga Ajet Osmani, 69-vjec. Gjate kontrollit te ushtruar eshte gjetur nje arme pistolete tip "Berete" dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh, te cilet i dyshuari i mbante ne kroskotin e makines. Fillimisht 69-vjecari eshte shoqeruar ne komisariat dhe me pas, eshte ndaluar per veprat penale te "tentatives se vrasjes" dhe "mbajtjes pa leje te armeve". Osmani ka mohuar akuzen se donte te vriste kusheririn, por nga hetimi i kryer eshte zbuluar se i moshuari edhe here te tjera, kishte kanosur te afermin.
A. Bushi
A. Bushi