Rreh bashkeshorten, perfundon ne pranga
PEQIN-Dhuna ndaj grave nuk ka te sosur. Pas arrestimit ne Elbasan te nje 46-vjecari qe kanosi gruan dhe rrahu policet, dje eshte ndaluar edhe i dyshuari i dyte. Ka goditur me mjete rrethanore bashkeshorten pas nje konflikti banal, por me pas ka perfunduar ne polici. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, kur i dyshuari Dritan Hodia, 27 vjec, me banim ne lagjen "Teqe" te qytetit te Peqinit, gjate nje konflikti me bashkeshorten, e ka goditur ate me mjete te forta. Burime zyrtare thane se e demtuara N. H., beri denoncimin ne komisariat per plagosje dhe menjehere u be ndalimi i 27-vjecarit, qe gjate marrjes ne pyetje mohoi akuzen.