Shqiptaret ne NATO
Nga Mufail Limani
Kete qe Prishtina zyrtare anetaresimin e Shqiperise ne NATO e priti disi njesoj sikurse anetaresimin e Kroacise, ka qe e marrin si problem potencialisht serioz, qe prek ne berthamen e identitetit kombetar e te ngjashme. Per vete, ende nuk jam i sigurt ne motivet e vendimit per kete demonstrim zyrtar te fuqishem te indiferences. Disa kane frike se kjo ka te beje dicka me belbezimet per "kombin kosovar"; qe domethene se ne ketu me nuk jemi shqiptare dhe se, prandaj, nuk kishte asnje arsye per feste. Nuk besoj se kjo mund te kete qene motivi bazik. Disa e shohin si pjese te permbushjes se suksesshme te konceptit te Kosoves shqiptaro-serbe te Ahtisaarit, te pakten ne pjesen "shqiptare" te territorit: se, qe!, ajo po e konstituon vetveten si shtet jo vetem ne raport me Serbine, por edhe me Shqiperine.
Bravo!
Por, te duhet kendveshtrimi i stacionit nderkombetar kozmik, qe te rehatohesh me pikepamjen se hyrja e Shqiperise ne NATO nuk paraqet arsye per nje festim zyrtar ne Kosove. Sidoqofte, i kuptoj ata qe edhe kesaj radhe e shprehin shqetesimin per nje ideologjizim te identitetit kombetar, qe vertet edhe e shohim se po ndodh tek nje pjese e PDK-se, sidomos ne strukturat e larta udheheqese te saj.
Por, pse pikerisht ne PDK? Sepse atje, ne krye te vendit, vazhdojne t'i thurin vetes lavde meritokratike per clirimin Kosoves. Dhe, kjo disi ua dhuruaka nje si "hipoteke" per te bere gjera qe tjeret as do te guxonin t'i mendonin, pa u ballafaquar me patriotet e serte te PDK-se. Por, per mua kjo nuk paraqet problem te madh. LDK kishte dikur perpjekje krejt te ngjashme autoritare, qe degjeneruan ne pohimet se liria dhe pavaresia e Kosoven kishin "autoresi individuale" ne personalitetin e dr. Rugoves. Dhe, LDK ende mundohet qe ta patentoje pavaresine e Kosoves si nje patundshmeri politike, ndonese kjo ndodh gjithnje e me rralle. Tash, ne euforine e saj shtet-krijuese, e shohim nje garde te re te PDK'se me pretendime "komb-formuese". E shohim tash kryeprotagonistin e saj, Hashim Thacin, ne rrethimin gjithnje e me te plote me hipokrizine parazitare, ku gara e besnikerise patjeter se perfundon ne njohjen e statusit te Atit te Kombit. Por, a s'eshte kjo nje reprize?
Jo bash!
Sepse ne rastin e PDK-se se Thacit, kombi tashme ekziston; madje edhe femijet e vegjel e dine se diku afer, madje ngjitur me ne, ka nje shtet me emrin tone. Por, gara nuk ndalet! Dhe, ne vend se te perqendrohemi ne perpjekje racionale qe te njihet realiteti i nje kombi te ndare ne (te pakten) dy shtete, duke verejtur dhe shfrytezuar perparesite e kesaj situate te pashembullt (sui generis), ne te mire te perparimit te pergjithshem, ne, edhe pas 17 Shkurtit, vazhdojme te shpenzohemi ne luften e kote kunder nacionalizmit shqiptar, madje me argumente te huazuara nga nacionalizmat tjere perreth. Nese komunizmi, me gjithe aparaturen e tij perfekte totalitare, nuk ka arritur ta zbuse, ta frikesoje ose ta zhbeje nacionalizmin shqiptar, demokracia liberale as qe ka gjasa.
Me ndertimin e shtetit te Kosoves, madje edhe me kete version te tij multietnik, ai nacionalizem nuk eshte zhdukur. Kjo qe tash nuk ben zhurme, nuk dominon, nuk sjell shume vota, nuk do te thote se ai ka vdekur. Pas debimit te Serbise nga Kosova, nacionalizmi shqiptar eshte ende i ngopur dhe, prandaj, i qete. Dhe, nuk di personifikim me te pershtatshem te kesaj situate sesa biografia dhe statusi aktual i Hashim Thacit.
Por, derdellitjet per ate se shqiptaret e Kosoves, tash pas 17 Shkurtit, nuk qenkan politikisht shqiptare dhe se, rrjedhimisht, qenka disi e nevojshme qe tash te konstituohet nje komb i ri, me vendim administrativ, i bazuar eventualisht ne nje dialekt (qe perfshine po ashtu me shume se gjysmen e Shqiperise), jane lehje qe mund ta grishin ujkun.
Ata qe flasin asisoj, ashiqare e kerkojne legjitimim parimor teorik universal te shtetesise, thuajse vertet ekziston dicka e ngjashme, duke abstraktuar ose nencmuar vleresimin e pergjithshem legal dhe legjitim, se rasti i shtetesise se Kosoves eshte rast sui generis.
Sa shtete jane themeluar pas Kosoves, nga territore qe dolen nga shtetet ekzistuese?
Sa "kryengritje te pakicave separatiste" kane shperthyer, te inspiruara nga "interesat e imperializmit borgjez amerikan", pas 17 shkurtit?
Asnje!
(Kjo qe ndodhi me krahinat e Gjeorgjise, ne fakt nuk ka te beje aspak me shembullin e Kosoves, por me synimet strategjike egoiste te nje Rusie cila nuk arrin te prodhoje alternativa ideologjike globale). Dua te them se koha eshte qe mendimtaret e partive tona politike, te lene anash paragjykimet e vjetra e te reja, te lene anash luften kunder nacionalizmit shqiptar si proces i trasheguar dhe i kontaminuar i legjitimimit te pushtetit ne krahinen e dikurshme te Kosoves, dhe te fokusohen ne aspektet pozitive qe sjell perspektiva e ekzistimit paralel te shtetit te Shqiperise dhe te shtetit te Kosoves.
Nuk them se ky ekzistim paralel i dy shteteve me shumice dermuese shqiptare duhet disi
spontanisht te na ktheje tek formulat e bashkimit kombetar.
Jo.
Por, nuk them as ate se kjo do te duhej te paraqiste nje delikt verbal. Them se koha eshte qe Hashim Thaci dhe Sali Berisha (nese rifiton zgjedhjet) te fokusohen plotesisht drejt ardhmerise, drejt integrimeve euro-atlantike. Prandaj, hyrja e Shqiperise ne NATO ishte arsye per feste!
Gezuar!