E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda "Fenix" masakroi Berberet

Policia e Durresit zbulon autoret e grabitjes me dhune dhe masakrimit te nje familje ne Rrashbull te Durresit, ne daten 8 janar te ketij viti. Te ndaluarit e kater diteve me pare ne kuader te operacionit "Fenix" nga policia e Tiranes jane edhe te dyshuarit per sulmin ndaj familjes Berberi. Besmir Tocilla 23 vjec, me banim ne Kukes, Ermal Dida 25 vjec, me banim ne lagjen 14, Shkozet, si dhe Armand Dauti 24 vjec, me banim ne Kukes, jane tre te arrestuarit per kete ngjarje, qe do te akuzohen edhe per krime te tjera te ndodhura ne aksin Tirane-Durres.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›