E Diel, 1 Nëntor 2026

Fqinja shpeton 13-vjecarin nga flijimi ne litar, e qortoi nena

Roskovec- Nje 13 vjecar nga Roskoveci ka shpetuar fale nderhyrjes ne kohe te fqinjes se tij, gjate momentit qe tentonte flijimin me ane te vetevarjes ne litar. I mituri Renato S., eshte pare i varur ne banjen e shtepise se tij, mesditen e djeshme. Gruaja qe jetonte pak metra larg familjes se femijes ka hyre me shpejtesi ne banese, duke i hequr litarin nga qafa nxenesit te klases se shtate. Pas marrjes ne pyetje nga policia qe kreu hetimet per ngjarjen, eshte zbuluar edhe shkaku i ndermarrjes se ketij akti. Ndersa ishte qortuar nga e ema, per harxhimin e nje shume prej 200 lekesh ne celular, Renato ne momente depresioni kishte shkuar ne banjen e shtepise, duke tentuar edhe flijimin. Prej disa ditesh shkollat jane pushim per shkak te perfundimit te semestrit te pare. I mituri kishte marre telefonin e nenes se tij duke folur me kusheririn. Ndersa prinderit ishin kthyer ne mesdite ne banese, konstatuan edhe harxhimin e 200 lekeve ne celular, duke qortuar Renaton. Bashkeshortet me pas kane dale per te bere Pazar, nderkohe qe 13-vjecari i prekur nga kritika, ka hyre ne tualet per te kryer veteflijimin. Fqinja i ka treguar policise per momentet se si e gjeti trupin e femijes ne litar dhe dergimin drejt spitalit. Mjeket thane se 13-vjecari ka pasur probleme frymemarrje per 30 minuta gjate trajtimit, por gjendet jashte rrezikut per jeten.

Deshmite

Nje grup hetimor ka shkuar menjehere ne vendngjarje, duke marre ne pyetje gruan qe shpetoi te miturin dhe prinderit e tij. Pas disa oresh, vete 13 vjecari ka treguar se ka qene qortimi i mamase se tij per prishjen e 200 lekeve ne telefon, qe e coi ate ne tentativen e veteflijimit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›