Perplasje me arme mes "te fortesh" ne Bathore
TIRANE - Perplasje me arme mes "te fortesh" mesditen e djeshme ne Bathore. Tomorr Aliaj eshte vene ne pranga nga policia e kryeqytetit, pasi ka qelluar me arme ndaj nje 24-vjecari, te njohur me nofken "Roki", pasi ai i ngacmonte prej disa kohesh te motren. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare, nga burimet zyrtare te Police se Tiranes. Sipas tyre, viktima Sazan Belba, 24 vjec fatmiresisht nuk eshte prekur fare nga plumbat e dale nga pistoleta e 26-vjecarit Aliaj. Te dy personat e perfshire ne sherrin e djeshem, banonin ne Bathore. Aliaj me origjine nga Kukesi por prej vitesh me banim ne Tirane, eshte vene ne pranga pak minuta pas ngjarjes nga ana e oficereve te policise. Perplasja kishte nisur disa kohe me pare, kur dy te rinjte kishin pasur nje sherr mes tyre, nga fakti qe 24-vjecari Belba ngacmonte prej disa kohesh me ane te telefonit, motren e Aliajt. Nga provat e policise eshte bere e ditur se, vajza i kishte treguar te vellait per ngacmimet qe i bente ai. Belba njihej si "i forti i Bathores" dhe thirrej dhe me pseudonimin "Roki". Por dje sherri ka kaluar caqet dhe ka perfunduar ne nje perplasje me arme. Banore te shumte te Bathores, kane qene prezente ne vendin e ngjarjes dhe kane njoftuar policine. Ata kane deshmuar se, pasi jane zene me fjale, Aliaj ka nxjerre nje arme te llojit pistolete "TT", e ka qelluar ndaj shenjestres se tij, i cili ka shpetuar pa ndonje plage.
A. Cena
A. Cena