Operacioni "Fenix", gjykata le ne burg gjashte te pandehurit
Tirane- Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per gjashte nga te arrestuarit e operacionit "Fenix", ndersa vendosi masen e sigurise "arrest shtepie" kundrejt garancise pasurore 200 mije leke, per te pandehurin e fundit. Mesohet se te pandehurit nuk kane pranuar te japin shpjegime para gjykates, ndersa prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjyqtarit te gatshem, caktimin e masave te sigurise "arrest me burg" per Adnand Dautin, Pajtim Cahanin, Ermal Diden, Ismail Gjanen, Behar Rexhen dhe Besmir Tocillen, masa keto te caktuara me pas nga gjykata. Ndersa per te pandehurin Gazmir Shehu, mbrojtesi i ka ofruar gjykates garanci pasurore prej 200 mije leke, si dhe lirimin e klientit te tij. Pas kerkeses se avokatit, gjykata vendosi caktimin e mases se sigurise "arrest shtepie" per te pandehurit Shehu. Nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se, te pandehurit jane autore te vjedhjeve me arme gjate muajve nentor, dhjetor te vitit te kaluar, si dhe vjedhjeve te ndodhura ne janar te ketij vitit. Nga hetimet eshte vertetuar se, te pandehurit jane autore te vjedhjes me arme, te nje marketi, ngjarje e ndodhur ne 8 dhjetor 2008 ne rrugen "Lord Bajron", si dhe ne vjedhjen me arme, te dates 10 dhjetor 2008, ne rrugen "Muhamet Gjollesha". Ata dyshohet se, me 11 dhjetor 2008, kane vjedhur me arme, nje market ne Bathore. Gjithashtu, te pandehurit akuzohen per shkaterrimin me eksploziv te nje automjeti, ngjarje e ndodhur ne 12 dhjetor 2008, ne Kamez etj.
Nenoficeri
Nje nga te pandehurit e akuzuar si bashkepunetor ne grabitjet me arme, eshte edhe i pandehuri Ismail Gjana, 24 vjec, banues ne Tirane, me detyre nenoficer ne Policine Ushtarake. Emri i Gjanes eshte zbuluar gjate hetimeve te kryera nga prokuroria ne bashkepunim me policine.
Nenoficeri
Nje nga te pandehurit e akuzuar si bashkepunetor ne grabitjet me arme, eshte edhe i pandehuri Ismail Gjana, 24 vjec, banues ne Tirane, me detyre nenoficer ne Policine Ushtarake. Emri i Gjanes eshte zbuluar gjate hetimeve te kryera nga prokuroria ne bashkepunim me policine.