E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Cerrikut, burg përjetë 3 anëtarëve 118 vjet për 6 të tjerët

TIRANE- Tre burgime për jetë dhe 118 vite burgim në total ka dhenë Gjykata e Krimeve të Rënda për 9 të pandehurit e Bandës së Cerrikut. Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues i kryesuar nga Klodian Kurushi.

3 vendimet me burgim të përjetshëm u dhanë për të pandehurit, Meti Boyi, Arjan Toska e Roland Xhepexhiu, ndërsa u dënuan me nga 22 vite Llazar Bicja, Alban Toska e Entel Gashi. 23 vjet burg u dhanë për të pandehurin Tomorr Buzani, ndërsa Busar Buzani do të vuajë 8 vite burg. 9 anëtarët e bandës së Cerrikut akuzonen për ngjarjen e ndodhur më 23 mars të vitit 1997 në Cerrik, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›