E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më i shtrenjtë edhe uji në rubinet

Bordi drejtues i këtij Enti, pasi vendosi ditën e hënë tarifat e reja për sa i takon rrethit të Shkodrës dhe Durrësit, vendosi sot që vendimin zyrtar për Tiranën do ta marrë pasnesër.

Sipas këtij Enti, për vitin 2012, konsumatori familjarë në Tiranë, do të paguajë 55 lekë për metër kub, nga 33 lekë që ishte deri më tani.

Entet buxhetore nga 110 lekë për metër kub që është tarifa aktuale, do të paguajnë vitin e ardhshëm 150 lekë për metër kub.  Fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike, apo lokalet me pishina do të paguajnë 200 lekë për metër kub, nga 140 lekë për metër kub që kanë paguar deri më sot. Furrat e bukës do të paguajnë 95 lekë për metër kub nga 90 lekë për metër kub dhe së fundi shitësit e ujit me pakicë 20 lekë për metër kub, nga 10 që paguan aktualisht.

Ndërkaq, ERU përgjatë këtyre ditëve ka zyrtarizuar tarifat e reja për Durrësin, Shkodrën, Lezhën dhe Rrëshenin

                                                                                             2011-12-20 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›