E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Ristani: Çdo sistem zgjedhor është i zbatueshëm

TIRANE - Për kreun e KQZ-së sistemet zgjedhore nuk ndahen në të mira dhe të këqija. Sipas Arben Ristanit, çdo sistem zgjedhor është i zbatueshëm, duke theksuar se problemi qëndron tek politika.

“Sisteme të këqija nuk ka, janë të gjitha sisteme që përdoren në të gjithë botën, por sipas kushteve specifike, në vendet konkrete zgjidhet njëri sistem apo tjetri. Nuk mund të them që mazhoritari i përzjerë me proporcional, që ishte sistemi që ne lamë, ishte më i keq sesa sistemi rajonal proporcional. Të gjitha janë sisteme të mira, por varet nga interesat e klasës politike se cili i përshtatet për momentin.”,- deklaroi kreu i KQZ-së.

Duke komentuar vlerësimin e Komisionit të Venecias për një KQZ jopolitike, Ristani e cilëson këtë një ide të drejtë dhe sheh të domosdoshme kryesisht depolitizimin e KZAZ-ve dhe grupeve të numërimit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›