Gjykata e Lartë zbardh vendimin: “Arrest me burg” për Ilir Kumbaron
TIRANE - Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur të plotë vendimin e arrestit me burg, që i hap rrugë ekstradimit të ish-oficerit të SHIK-ut Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995.
Në një material prej 17 faqesh Kolegjet e Bashkuara argumentojnë vendimin e marrë me 7 vota pro dhe 6 kundër. Në argumente cilësohet se vendimi i dy gjykatave më të ulta për masën e arrestit me burg ndaj Kumbaros, është një zbatim i drejtë i ligjit procedurial penal.
Kjo pasi Kumbaro akuzohet për vepra të rënda penale, sikurse janë “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, si dhe “tortura me pasoja të rënda”.
Nga ana tjetër, gjykata çmon drejtësinë e vendimit dhe për faktin se i pandehuri Kumbaro vijon t’i fshihet drejtësisë, me qëllim shmangien nga hetimi dhe gjykimi duke ndërruar identitet dhe duke përdorur dokumente të një shtetasi kosovar. Ndërkohë sipas gjykatës, personaliteti dhe sjellja e Kumbaros tregojnë se ka rrezik që të kryejë krime të rënda.
Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili lë në fuqi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda të 5 janarit të 2010, i hap rrugë ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri.
Aktualisht Ilir Kumbaro është shpallur në kërkim nga autoritetet angleze.
(er.nu/news24/BalkanWeb)