Banda e Cerrikut prokuroria kerkon tri burgime te perjetshme dhe 122 vite burg
Prokuroria tha dje pretencen per 9 te akuzuarit per Masakren e Cerrikut ku mbeten te vrare 6 gardiste dhe u plagosen 16 punonjes policie
Tri burgime perjete dhe 122 vite burg per Banden e Cerrikut. Kjo ka qene kerkesa e prokurorise per 9 te pandehurit e akuzuar per masakren me te rende te ndodhur ne Shqiperi ne vitin 1997. Pas 122 seancave gjyqesore te zhvilluara ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku jane pyetur mbi 100 deshmitare prokurori i ceshtjes Anton Martini lexoi dje pretencen dhe kerkoi nga gjykata shpalljen fajtor te te gjithe te akuzuarve. Per tre te akuzuarit kryesore Roland Xhepexhiu Arjan Toska dhe Meti Bozi u kerkua denimi me burgim te perjetshem. Denimi me 25 vite burg u kerkua per te pandehurin Llazar Bicja 22 vite per Alban Tosken per Skender Canin 21 vite burg 24 vjet burg u kerkuan per te pandehurin Tomor Buzani 8 vite burg per te penduarin e drejtesise Bujar Buzani ndersa per Entel Gashin u kerkua te denohej me 22 vite burg. Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur ne maj te vitit lsquo97 ku si pasoje e nje sulmi me arme zjarri mbeten te vrare 6 punonjes te Gardes se Republikes si dhe u plagosen 16 punonjes te Policise se Shtetit. Te pandehur ne kete proces jane nente persona kryesisht banore te Cerrikut te cilet jane arrestuar vitin 2007 pas nje operacioni te mirorganizuar nga policia ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda. Institucioni i akuzes se krimeve te renda kreu hetime per muaj me radhe per zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Ndersa qe prej vitit 2008 ceshtja vazhdon gjykimin ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ndaj te pandehurve te ketij procesi prokuroria ka formuluar akuzen e Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese. Nga hetimet ka rezultuar se ne daten 22 maj 1997 eshte sulmuar me arme zjarri nga disa persona posta e policise se qytetit Cerrik dhe jane larguar me force punonjesit e policise.
Ngjarja
Sipas prokurorise me date 22 maj te vitit 1997 eshte sulmuar me arme zjarri nga disa shtetas posta e policise se qytetit Cerrik dhe jane larguar me force punonjesit e policise nga kjo poste. Te nesermen forca te policise se Komisariatit Elbasan te drejtuara nga shefi i komisariatit te asaj periudhe Agron Kulici ne bashkepunim me forcat speciale Garda e Republikes kane vajtur ne qytetin e Cerrikut per te rivendosur rendin dhe per te grumbulluar arme te cilat gjendeshin nen posedimin e civileve te ndryshem. Nderkohe te pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi te ardhur ne dijeni te levizjeve te forcave policore ne qytetin e Cerrikut kane organizuar nje grup personash te armatosur me qellim goditjen e forcave te policise. Per kete arsye keta te pandehur kane shkuar ne mengjesin e dates 23 ne lagjen nr. 3 te qytetit Cerrik dhe kane takuar te pandehurit Arjan Toska Alban Toska Bujar Buzani Tomor Buzani si dhe shtetasit Luftar Toska Besnik Toska Sokol Buzani Bashkim Buzani te cilet ishin te armatosur dhe qendronin ne nje postbllok te krijuar prej tyre per shkak te hasmerive qe kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini i njohur me pseudonimin Mandela.
Organizimi
Te pandehurit Meti Bozi e Llazar Bicja kane nxitur personat e mesiperm per te goditur forcat e policise te cilet do te leviznin neper qytet duke i mashtruar se gjoja keto forca kishin ardhur nga Tirana me qellim vrasjen dhe perdhunimin e vajzave dhe grave te tyre. Po ashtu keta te pandehur kane nxitur te pandehurin tjeter Roland Sota Xhepexhiu dhe bashkepunetoret e tij te pozicionohen ne tarracat e qytetit dhe te godasin efektivet e policise. Te njejtin veprim kriminal keta shtetas kane bere dhe me disa persona te tjere te qytetit te Cerrikut duke i nxitur te pozicionohen ne tarracat e disa pallateve te tjera dhe duke iu sugjeruar te qellojne ne rast kunderpergjigjeje te forcave te policise. Pas ketij organizimi te pandehurit Arjan Toska Alban Toska Bujar Buzani Tomor Buzani se bashku dhe me shtetasit Luftar Toska Besnik Toska Sokol Buzani dhe Bashkim Buzani te armatosur me arme zjarri te ndryshme jane pozicionuar brenda ambienteve te Kinemase se qytetit te Cerrikut duke zene pozicione ne dritaret e kinemase dhe ne tarracen e saj. I pandehuri Roland Sota Xhepexhiu me bashkepunetoret e tij te armatosur me arme te ndryshme jane pozicionuar ne tarracen e pallatit qe ndodhet rreth 200 m larg kinemase. Po ashtu dhe shtetas te tjere jane pozicionuar ne disa tarraca pallatesh te armatosur me arme zjarri te kalibrave te ndryshem si automatike kallashnikove pistoleta granata kundertanke etj.
Te pandehurit1. Llazar Bicja 25 vite burg
2. Meti Bozi Burgim i perjetshem
3. Arjan Toska Burgim i perjetshem
4. Roland Sota Xhepexhiu Burgim i perjetshem
5. Alban Toska 22 vite burg
6. Skender Cani 21 vite burg
7. Tomorr Buzani 24 vite burg
8. Bujar Buzani 8 vite burg
9. Entel Gashi 22 vite burg
Akuzat qe jane ngritur per te pandehurit1- Vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres kunder dy ose me shume personave te kryer ne bashkepunim ne dem te shtetasve Besnik Sula Halit Haxhia Bashkim Mnella Sali Martini Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi efektivave te policise te Gardes se Republikes vepra penale te parashikuara si krim nga neni 79 germat c dh e 25 te Kodit Penal sipas dispozitave favorizuese te ligjit nr. 8733 date 24.1.2001.
2- Vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara te mbetur ne tentative ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres kunder dy ose me shume personave te kryer ne bashkepunim ne dem te shtetasve Gjergj Gjoka Ded Margjoka Ferd Laska Pjeter Nikolli Petrit Guda Agron Kulici Pashk Ndreca Dritan Hasa Agim Biberi Paulin Vladimir Ndoka Petrit Nikolli Luan Prenga Fari Metaliaj Petrit Gjoka Pashk Doda dhe Sokol Kuca efektivave te policise te Gardes se Republikes vepra penale te parashikuara si krim nga neni 79 germat c dh 22 - 25 te Kodit Penal sipas dispozitave favorizuese te ligjit nr. 8733 date 24.1.2001.