E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durrësit", Prokurorët: Gjyqi të zhvillohet cdo ditë

Dy prokurorët argumentuan kërkesën me faktin se për një periudhë prej një viti e gjysëm në sallën e gjyqit nuk ka dëshmuar asnjë person. Gjykata pranoi kërkesën e të pandehurve të "Bandës së Durrësit" të mbrohen me avokatët e tyre. 

TIRANE- Prokurorët e “Bandës se Durrësit” i kërkuan sot trupit gjykues zhvillimin e seancave gjyqësore cdo ditë të javës. Dy prokurorët Anton Martini dhe Behar Dibra e kanë argumentuar kërkesën e tyre me faktin se për një periudhë prej një viti e gjysëm në sallën e gjyqit nuk ka dëshmuar asnjë person. Në fillim të seancës gjykata pranoi kërkesën e të pandehurve Indrit Dokle, Lulëzim Berisha dhe Indrit Taullai që të përfaqësohen në këtë gjyq nga avokatët e zgjedhur prej tyre,dhe jo nga avokatët e caktuar nga shteti. Pas kësaj seanca është ndërprerë për shkak të mungesës se avokatit mbrojtës Petraq Selmani, i cili përfaqëson të pandehurit Kujtim Buna dhe Indrit Dokle. Avokati përmes një raporti mjekësor justifikonte mugesën e tij në sallën e gjyqit . Të pandehur në këtë proces, janë 17 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale mes tyre disa vrasje të ndodhura pas vitit '97 kryesisht në qytetin e Durrësit Shumë prej të akuzuarve si antarë të "Bandës së Durrësit" janë arrestuar këto tre vitet e fundit në operacione të organizuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka realizuar hetimet për çështjen.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›