E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet strategjia kombëtare kundër Tuberkulozit

Është prezantuar sot strategjia kombëtare kundër Tuberkulozit (TBC), me qëllim përmirësimin e kontrollit të kësaj sëmundjeje deri në eliminimin e saj. Strategjia e re është konsideruar nga autoritet mjekësore si ambicioze. 

TIRANE-Një strategji e re kombëtare për luftën kundër Turbekulozit (TBC), e cila synon përmisimin e kontrollit të kësaj sëmundjeje në atë shkallë që ajo të mos përbëjë më problem për shëndetin publik. Në prezantimin e kësaj strategjie menaxheri i saj Hasan Hafizi, ka theksuar se Shqipëria është e krahasueshme me të tjera vende të Evropës, për sa i përket incidencës së kësaj sëmundjeje.
Në fjalën e tij për mediiat Hafizi u shpreh se “Qëllimi kryesor i kësaj strategjie është që në momentet që ndodhet Shqipëria të ruaj standardin e arritur në luftën kundër Turbekulozit (TBC). Por gjithashtu të përshtatet me ndryshimet që po ndodhin në Shqipëri në kuadër të reformës shëndetësore”.
Gjithashtu ai cilësoi si një nga pikat më kryesore të kësaj strategjie, integrimin e Tuberkulozit në shërbimin parësorë.
Më tej Hafizi tha se “në Shqipëri janë regjistruar rreth 450 raste të reja me TBC, i cili është një numër relativisht i ulur nëse do e krahasonim atë me vendet fshinje, jemi të krahasueshëm me vendet perëndimore”.
E pranishme në lançimin e strategjisë Ministria e Shëndetësisë Anila Godo, ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për të gjithë sistemin dhe reformën në Shëndetësi. Ndërsa lind gjithmonë nevoja e një strategjie të re në përputhje me kushtet. Hartimi i këtij plani strategjik është mbështetur në analizën sistematike që i është bërë situatës aktuale të kësaj sëmundjeje në vendin tonë në një kohë kur strategjia ekzistuese nuk ishte më bashkëkohore.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›