Banda e Durrësit, avokatët kërkojnë seanca të veçuara
Tiranë- Veçimin e seancave gjyqësore për klientët e tyre. Kjo është kërkesa e avokatëve të “Bandës së Durrësit”, bërë gjatë seancës së sotme gjyqësore, që edhe si shumë të tjera pararendëse u shty për mungesë avokatësh. Pas një situate të tillë, disa prej avokatëve mbrojtës kanë këkruar që gjyqi për klientëte e tyre të bëhet në mënyrë individuale, me qëllim që të përfundojë sa më shpejt. Ndërkohë organi i akuzës ka bërë përgjegjës avokatët për shtyrjet e vazhdueshme të seancave në këtë proces, që po zgjatët pafund. Sa për kërkesën e akovatëve, ajo nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, i cili pasi e ka shqyrtuar e ka hedhur poshtë.
Kërkesa është kundërshtuar nga Prokuroria dhe më pas edhe nga Gjykata, e cila argumentoi se të pandehurit akuzohen për të njëjtat vepra penale të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe për këtë duhet të procedohen së bashku. Për të përshpejtuar këtë proces, Gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për zhvillimin dy herë në javë të seancave gjyqësore.
Me cilësinë e të pandehurit si anëtarë të "Bandës së Durrësit"janë marrë nga prokuroria 16 persona, të cilët akuzohen për disa vepra të rënda penale, ndër të cilat disa vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.