Shirat, prishen dy monument kulture në Vlorë
Vlorë- Dy objekte monument kulture janë dëmtuar nga shirat e rëna në muajin dhjetor. Bëhet fjalë për Urën e Bratit dhe Ujësjellësin e Vranishtit. Specialisti i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare në Vlorë, Novruz Bajrami pohon se objektet datojnë përkatësisht në shekullin e 16 dhe fundshekullin e 18-të, ndërsa prej vitit 1977 ato janë shpallur monument kulture. Më tepër i dëmtuar është ujësjellësi i Vranishtit. Objekti është ndërtuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës dhe ka vlera ndërtimore, estetike dhe funksionale. Ai përbëhet nga 6 harqe me një lartë si 8 m dhe 9 dritare lehtësuese. Është i gjatë 5 km, ndër më të gjatët në vendin tonë, sipas të dhënave që japin specialistët rajonalë të monumenteve. Para dy vitesh ai u përfshi në nje fazë restaurimi, por shirat e dhjetorit, e kanë dëmtuar tërësisht në nje pjesë të tij. Rreth 16 metra, pjesë e tij është shkatërruar dhe ka rënë në ujrat e lumit. Funksionaliteti i tij qëndron në faktin se vadit 5.5 ha tokë që nga fushat e Tërbaçit dhe ato të Kallaratit.
E dëmtuar më pak, është ura e Bratit. Shirat kanë dëmtuar parapetetat e saj në masën 90%. Kjo urë daton në shekullin e XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mëse 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m.