Kapshticë, shtohet fluksi i emigrantëve
Kapshticë- Afrimi i festave të fundvitit ka shënuar shtim të fluksit të emigrantëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. “Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kalimi kanë hyrë 1800 persona dhe 520 mjete”- tha shefi i kësaj pike, Edmond Cela. Fluksi më i madhsipas burimeve, pritet të jetë në fund javë. Gjithsesi janë marrë të gjitha masat duke u shtuar 8 sportele, ku aktualisht janë në punë 6 të tilla nga pala shqiptare dhe nga dogana greke numri ka arritur në 4 sportele. Në këto ditë janë kryer edhe takime mes homologësh dhe nga pala greke është marrë premtimi për shtim të sporteleve në rast shtimi të emigrantëve si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndërkohë numri i deportivëve gjatë ditëve të fundit ka shënuar rënie. Mesatarisht në ditë janë kthyer 30 persona që kanë hyrë në mënyrë klandestine në Greqi. Vetëm gjatë kësaj jave në këtë pikë kalimi kanë hyrë në tokën shqiptare mbi 5000 emigrantë.