“Banda e Durresit", gati kerkesa per lirimin e klienteve
R.Caushaj
Tirane - Mungesa e avokateve mbrojtes eshte bere serish pengese per zhvillimin e procesin gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit". Nga ana tjeter mbrojtesit ligjore te cilet ndodheshin te pranishem ne seance, kane bere me dije se se shpejti do te kerkojne edhe lirimin e te pandehurve per mbarim te afateve te paraburgimit. Ka kaluar plot nje vit pas leximit te kerkeses per gjykim dhe paraqitjes se provave per t'u marre ne shqyrtim vetem nga organi i akuzes, pasi mbrojtja ende nuk i ka paraqitur para togave te zeza, ku problem kane vetem avokatet mbrojtes te zgjedhur kryesisht nga gjykata. Trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit, Gurali Brahimllari ka bere me dije se do t'i drejtohet serish per ndihme Dhomes Kombetare te Avokatise dhe Ministrise se Drejtesise per te marre masa ndaj avokateve qe kane si synim degradimin e procesit gjyqesor. Dje ne seancen gjyqesore ka qene i pranishem edhe Lulezim Berisha i cilesuar si kreu i "Bandes se Durresit", u be pengese e zhvillimit te dy seancave te meparshme per arsye se ndodhej i shtuar ne spital. Te pandehurit e dosjes jane Lul Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Dokle, Dritan (Adriatik) Coli, Serdian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Ervin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Begu, Bujar Gashi, Ahmet Ajeti, dhe Osman Karpuzi, keta dy te fundit gjykohen ne mungese. Ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Nje jave, kater vetevrasje
Brenda nje jave ne qytetin bregdetar te Durresit jane shenuar kater vetevrasje me fund fatal per kater persona, mes te cileve nje femije dhe nje grua. Lavderim Ganeja u gjet i varur ne nje lak plastik brenda nje banese te braktisur prane vendit te quajtur "Vila e Zogut". Shkak sipas policise ishte depresioni nga i cili vuante 37-vjecari. Ndersa nje 45 vjecare banuese ne fshatin Mazhaj u gjet e vetevarur ne oborrin e shtepise, ndersa policia tha se vuante prej disa muajsh nga depresioni. Kurse nje 32 vjecar nga Ishmi piu fostoksine dhe nderroi jete ne spital. Hetuesit thane se viktima vuante nga semundja e epilepsise.