Shqiperia, 2.4 ton ar i gjithi ne lingota
TIRANE - Me shume se 2.4 tone ar, eshte pasuri e thesarit te shtetit ne lingota, qe po administrohet nga Banka e Shqiperise. Sasia e arit eshte 2 412 kilograme e 172 grame, me nje vlere 5,7 miliarde leke. Shqiperia, ashtu si te gjitha shtetet e tjera, ka nje rezerve monetare, e cila administrohet nga Banka e Shqiperise dhe mbahet per te nxjerre vendin nga kriza te paparashikuara. Nje pjese e ketyre rezervave ruhen ne euro, dollar, ar dhe metale te tjera te cmuara si argjend dhe platin. Kjo rezerve monetare e vendit tone eshte e afte te perballoje rreth 4,5 muaj importe mallrash dhe nje pjese e saj eshte e ruajtur ne shufra floriri. Kohet e fundit, sidomos kete vit, vlera e arit ne tregjet nderkombetare eshte rritur se tepermi. Historikisht, cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per dy vite eshte dyfishuar. Burimi kryesor i furnizimit me flori te tregut shqiptar eshte Turqia dhe cilesia vazhdon te jete ende pakontrolluar ne laboratoret e posacem. . Banka e Shqiperise, aktualisht nuk shet lingota floriri. Sipas kesaj praktike, lingoten e floririt, kjo banke do t'ia jape bankave te nivelit te dyte, qe do te furnizojne tregtaret e floririt me cmimin e burses. Tregtaret pohojne se gjate nje viti futen ne vendin tone rreth 1 tone flori, nderkohe qe nje pjese shume e vogel e tij zhdoganohet. Nga ana tjeter vete bankat e nivelit te dyte shprehen se, argjendaret nuk kane shprehur interes te furnizohen prej tyre. Ligji qe duket se nuk po funksionin eshte propozuar nga vete Shoqata e Argjendareve, e cila i ka sugjeruar ministrise se Financave, ndjekjen e shembullit te Turqise, per funksionimin e tregut te floririt. Aktualisht, tregu vendes funksion ne menyre informale, pasi tregtaret e floririt nuk deklarojne ku e blejne floririn, nderkohe qe ky i fundit futet ne vend kontrabande nga Mali i Zi.
a. c
a. c