Thesari, 21 vjet burg te akuzuarve
TIRANE- Me 7 shkurt te vitit 2001, pas nje procesi gati njevjecar, Gjykata e Tiranes vendosi denimin e pese te pandehurve: Ahmet Hyka, Enver Hyka, Pellumb Dalti, Arjan Bishqemi dhe Blerim Haka, nen akuzen e "vjedhjes se thesarit te shtetit", ne bashkepunim. Gjyqtari i ceshtjes ne ate kohe, pasi shqyrtoi te gjitha provat ne dosje si dhe kerkesat e bera nga prokurori dhe mbrojtja, vendosi t'i deklaroje fajtore te pandehurit, duke denuar me 8 vite burg Ahmet Hyken, 6 vjet per Pellumb Daltin, 3 vjet e gjysme per Enver Hyken, 20 muaj burg per Arjan Bishqemin dhe 2 vjet per Blerim Haken. Ne leximin e vendimit, gjyqtari Como arsyetoi me radhe te gjitha akuzat e te pandehurve si dhe kerkesat e avokateve per te ndryshuar kualifikimin e vepres dhe si perfundim la ne fuqi akuzen e bere nga organi i Prokurorise, ate te "vjedhjes se Thesarit te Shtetit" ne bashkepunim dhe te "shperdorimit te detyres".