Perleshja e armatosur, lirohen 2 te dyshuarit
Lezhe- Gjykata e Lezhes liron dy te rinjte qe terrorizuan qytetin gjate pasdites te se shtunes me nje perleshje te armatosur. Prokuroria dhe policia vendore kane reaguar ashper ndaj vendimit te gjyqtarit te gatshem, Parashqevi Ademi, duke paralajmeruar se do te vene ne dijeni Ministrin e Drejtesise dhe autoritetet e tjera. "Arrest shtepie" ka qene masa e vleresimit per Sajmir Ndojin dhe Aleks Deden, dy te dyshuarit per "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Ndersa prokurori i ceshtjes gjate mases se sigurise se zhvilluar mengjesin e djeshem kerkoi "arrest me burg", nuk ka qene i ketij mendimi gjyqtari qe u shpreh se mungonin provat e mjaftueshme. Deri ne gjetjen e tyre, Ndoji dhe Deda do te qendrojne ne arrest shtepiak, ndersa organi i akuzes deklaroi apelimin e ceshtjen ne Tirane. Prokuroria pretendoi se provat ishin te mjaftueshme pasi ishin bllokuar armet e kishte deshmi per perleshjen e armatosur te se shtunes. Deda dhe Ndoji u konfliktuan pas nje mosmarreveshje qe kishin pasur disa dite para ngjarjes, duke perdorur armet e zjarrit.
A.Bushi
A.Bushi