E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, gjykata dënon me 10 vite burg Adriatik Colin

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dënuar sot me 10 vjet heqje lirie të penduarin e ‘Bandës së Durrësit’, Adriatik Colin.

Pjesëtarëve i Bandës së Durrësit, Coli ishte dhe dëshmitari kryesor që çoi në dënimin e 17 anëtarëve, e që u dënua për dy vrasje.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda Coli tha se dyshonte se Adriatik Coli ka vrarë Ali Krushtën dhe ka ndihmuar në vrasjen e Enver Petkut në vitin 2000.

Ndërkohë pak ditë më parë kur u zhvillua seanca e parë gjyqësore për të Coli ka pranuar akuzën, ndërsa ka kërkuar të mbrohet vetë, pa praninë e avokatit. Kjo ka ardhur edhe sepse ai vijon të jetë në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Mbi vrasjen e dy personave të mësipërm dyshohet se kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë dhe janë duke vijuar hetimet.

Pak kohë më parë Shkalla e Parë dha vendimin e saj për 17 anëtarët e bandës ku pati edhe dënike përjetë. Më konkretisht u dënuan me burgim të përjetshëm: Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle.

Ndërsa Adriatik Coli u dënua edhe ai me burgim të përjetshëm, por për faktin se ka bashkëpunuar me drejtësinë togat e zeza vendosen ta dënojnë me 10 vite burg. Për të burgosurit u dhanë në total më 16 Janar 245 vite burg pas 200 senacash që kanë dështuar jo pak herë duke zvarritur gjykimin dhe verdiktin.

Me 25 vite burg janë dënuar: Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmali, Altin Olloni e Kujtim Buna. Me 20 vite burg janë dënuar: Alban Neli, Kristjan Begu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi e Altin Nikolla, kurse Spartak Kalthi u dënuar me 10 vite burg pasi ishte minoren në kohën e krimit.

Banda e Durrësit akuzohej për nëntë vrasje, pesë atentate si dhe rrëmbimin e dëshmitares së një vrasjeje.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›