E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, një mjek humb jetën pasi u hodh nga spitali

Greqi- Një mjek në Lamia, në qëndër të Greqisë u hodh nga dritarja e një spitali kryesor publik të qytetit të hënën në mëngjes duke gjetur edhe vdekjen, pavarësisht përpjekjeve të gjata nga kolegët, familjarët dhe policia për ta bindur të zbriste.

Siç raporton sot e përditshmja greke ‘Ekathimerini’ 64-vjeçari, një radiolog në pension, ishte duke vizituar vjehrrën e tij që ishte paciente në spital kur doli në dritaren e katit të pestë të dhomës rreth orës 06:00 dhe kërcënoi se do të hidhej.

Ish-kolegët u përpoqen ta qetësonin teksa gruaja, vajza dhe policia ishin në vendin e ngjarjes. Pavarësisht përpjekjeve të kombinuara të stafit të spitalit, familjes dhe negociatorit të policisë për më shumë se dy orë mjeku kërceu dhe humbi jetën në çast.

Disa burime tës gazëtes greke thanë se burri vuante nga depresoni, ndërsa të tjerë thanë se ai nuk kishte marrë pensionin që kur ishte tërhequr 6 muaj më paë dhe se kishte probleme financiare.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›