Perëndimi po shantazhon Rusinë mbi çështjen siriane
Siri- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se përpjejket e Perëndimit për të tërhequr Moskën për në diskutimet mbi sanksione për Sirinë përmbajnë elemente shantazhi. Zoti Lavrov tha se Perëndimi kishte kërcënuar për t’i dhënë fund një misioni të vëzhguesve të OKB-së nëse Rusia kundërshton projekt-rezolutën e saj.
I dërguari i paqes, Kofi Annan pritet për këtë shkak të vizitojë Moskën e ku do të bëjë thirrje që Rusia të ushtrojë më shumë presion tek udhëheqësit e Sirisë për të filluar një tranzicion politik.
Rusia ka lidhje të forta me Sirinë dhe i ka vënë veton thirrjes për ndërhyrje të huaj atje. Rusia ka qarkulluar projekt-relozutën e saj duke bërë thirrje për zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues të OKB-së në Siri i cili skadon këtë javë. Por nuk përmban asnjë kërcënim për sanksione kundër Damaskut.
Vizita e zoti Annan vjen në mes të raporteve për konflikte më të rënda në kryeqytet. Aktivistët dhe banorët raportuan se tanket dhe mortaja janë përdorur në skajin jugor të qyteti. Banorëve iu tha të largoheshin nga zona teksa në pjesët e tjera të qytetir protestuesit bllokuan rrugët me goma të djegura. Ndërkohë qeveria ka mohuar se kishte përdorur armë të rënda në sulmin në fshatin Tremseh të enjtën.
‘Nuk është e drejtë që presioni duhet të jetë vetëm mbi qeverinë e presidentit Bashar Al-Assad dhe jo të opozitës për t’i dhënë fund konfliktit. Ne nuk mbështesim Assad ppr atë që është rënë dakord nga të gjitha anët’- tha Lavrov.
Ai shtoi se është joreale që Rusia të bindë zotin Assad të japë dorëheqjen. ‘Ai nuk do të lërë pushetin. Dhe kjo jo sepse po e mbështesim ne, por sepse ka një pjesë shumë të madhe të popullsisë siriane pas tij’-tha më tëj Lavrov.
Zoti Annan pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë dy ditëve të bisedimeve.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon pritet të ngrejë çështjen siriane me udhëheqësit kinez kur të mbërrijë në Pekin për një samitin Kinë-Afrikë. Teksa Kina është e bashkuar me Sirinë në veton ndaj rezolutës për thirrje të ashpër kundër regjimit sirian.
Maroku është vendi më i fundit në rjaon dhe botë që dëboi ambasadorin sirian. Dhe ministria e Jashtme atje tha në një deklaratë se Nabih Ismail ishte shpallur person i padëshiruar. Mbi 16 mijë njerëz kanë humbur jetën në Siri qëkurse kryengritja kundër regjimit të Assad nisi në Mars 2011.
Dorina Bilbili/IDEA/