E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragu minimal dhe maksimal i pikeve ne deget me konkurse

Te gjithe ata kandidate, qe kane aplikuar per nje nga deget e shkollave te larta ku perzgjedhja behet me konkurs, per t'u futur ne gare, duhet te kene kapur pragun minimal te pikeve. Ne te kundert skualifikohen. Behet fjale per ata qe duan te nisin studimet e larta ne nje nga deget e Akademise se Arteve, Akademise se Sportit ne Tirane dhe ne Universitetin e Shkodres, ne Arkitekture apo ne Pedagogji e Specializuar ne Universitetin e Vlores. Per te gjithe ata kandidate qe kane zgjedhur si preference kryesore nje nga keto dege, ka nje prag minimal dhe maksimal pikesh, te cilin duhet ta fitojne. Nese nje konkurrent, i cili nuk ka siguruar pragun minimal te pikeve, te miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, ai nuk ka asnje shans per t'u shpallur fitues ne kete preference, pasi skualifikohet direkt. Ndersa fituesit per Akademine e Arteve dhe te Sporteve do te perzgjidhen vetem ne baze te sasise se pikeve qe do te grumbullojne ne konkurs, atyre te Arkitektures dhe te Pedagogjise se Specializuar, pervec pikeve te konkursit, do t'u shtohen edhe piket e siguruara ne Maturen Shteterore. Keshtu, ne Arkitekture pragu minimal i pikeve eshte 0, ndersa maksimali 65 pike, Akademia e Sporteve "Vojo Kushi" dhe ajo e Edukimit Fizik ne Universitetin e Shkodres kane vendosur pragun minimal me zero pike, ndersa maksimale me 70 pike. Ndersa te gjithe ata qe kane garuar ne Akademine e Arteve duhet te sigurojne nje minimale prej 60 pikesh, ndersa piket maksimale nga konkursi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›