E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durresit", "perplasje" prokurori-gjykate per deshmitaret ne mungese

Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 16 te akuzuarve si anetare te "Bandes se Durresit", eshte shoqeruar dje me debate te ashpra mes akuzes dhe gjykates. Mosardhja e dy deshmitareve kyc Denis Xhilaga dhe Geri Baja, shoke te te pandehurit Lulzim Berisha, detyroi perfaqesuesin e akuzes Anton Martini te kerkonte leximin e deklarimeve, bere prej tyre ne policine gjyqesore. Prokurori eshte shprehur se keta dy deshmitare kane dijeni per vrasjen e Klodian Saliut, pasi makina qe eshte perdorur per krimin ka qene ne pronesi te Xhilages. Kerkesa e bere nga ana e prokurorit, eshte kundershtuar nga kryegjyqtari Gurali Brahimllari, i cili u shpreh se deklarimet do te lexoheshin vetem pasi te perfundonte shqyrtimi i provave te tjera. Por vendimi i marre nga gjykata, ka sjelle reagimin e menjehershem nga prokurori Martini, i cili e cilesoi gjykatesin Brahimllari, te njeanshem dhe te ndikuar nga mbrojtja. Pas deklarates se prokurorit, gjykatesi Brahimllari e paralajmeroi prokurorin, per thyerje te etikes dhe per sjellje jo te denje ne sallen e gjyqit. Kjo situate beri qe gjyqi te shtyhej, ndersa akuza tha se ne rast te mos lejimit te deklarimeve qe kane bere dy deshmitaret qe ndodhen ne Itali, nuk do te paraqese asnje prove tjeter. Kryesuesi i trupit gjykues, u shpreh se do te lajmeronte kryeprokuroren Ina Rama per thyerjen e etikes nga prokurori Martini, ndersa ky i fundit do te vinte ne dijeni eproret e tij.
R.C

Deshmia
Gjate seances se djeshme ne ngarkim te 16 te pandehurve, deshmoi edhe Muharrem Haka, me detyre inspektor rendi ne Durres. Deshmitari u shpreh se ka qene ne vendin e ngjarjes, kur u ekzekutua Marsel Sotiri. Ai shpjegoi se nuk e njihte Sotirin dhe se ate e kishin derguar ne spital koleget e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›