Pinari: Ushtaraket nuk zbatuan urdhrat e ministrave
Tirane- Ish-drejtori i Meicos, Ylli Pinari ka akuzuar dje ushtaraket per moszbatimin e urdhrave te ministrit te Mbrojtjes, per tragjedine e Gerdecit. "Eshte per te ardhur keq, kur keta ish ose edhe ushtarake te larte aktualisht, me detyra te rendesishme komanduese, gjenerale, kolonele, komandante brigadash e shefa shtabi, nuk i kane zbatuar urdhrat e ministrit, apo detyrat funksionale, per detyra te rendesishme ushtarake. Por dhe ketu para gjykates, ne menyren me absurde po e injorojne, duke perdorur shprehjet: "Keshtu u mendua", "U mjaftuam vetem me njoftimin e Shtabit te Pergjithshem", "Nuk jam njohur me urdhrin, ishte detyre e komandantit", deklaroi dje Pinari. Me tej, ai shtoi se ne kete proces, ishin duke gjykuar nje administrate qe punonte mbi bazen e ligjeve. Po gjate seances se djeshme ne ngarkim te 29 te pandehurve, te akuzuar per tragjedine e Gerdecit deshmoi ish-ekonomistja e Meicos, Matilda Tasho. Ajo tha se ka pasur mangesi ne zbatimin e urdhrave, duke ia ka vene fajin per ruajtjen dhe transportin e municionit, ushtrise.