Limaj e Krasniqi përballen me pesë vepra penale
Siç mëson Kohavision (KTV), bëhet fjalë për pesë vepra penale, të dënueshme me burgim, për të cilat po hetohen Limaj e Krasniqi.
Veprat penale për të cilat dyshohen Limaj e Krasniqi janë mësuar pasi Komuna e Gjilanit ka bërë publike kërkesën për urdhër-kontrolli të Zyrës së Prokurimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Gjykata e qarkut në Prishtinë.
Arsyetimi i urdhrit për kontroll bazohet në deklaratën e pronarit të ndjerë të kompanisë “Inter Evropa”, Mehmet Shkodra. Sipas gjyqtarit të procedurës paraprake, Ferdinando Bautiet de Mongeot, Shkodra paraqiti një ankesë tek Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit, më 6 maj 2009, dhe pastaj u intervistua nga Policia e EULEX-it në lidhje me të njëjta çështje që kanë të bëjnë me tenderë në janar të këtij viti.