"Erdha per piktura, jo per droge"
Tirane-Trafiku i 40 kg heroine nga Shqiperia drejt Greqise, ka sjell per te deshmuar nga paraburgimi gjermano-ceken Rexhina Kiacek, e cila eshte denuar me 11 vjet burg per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Kete radhe 63-vjecarja, ka rrefyer ne lidhje me procesin ne ngarkim te te akuzuarit kryesor per kete trafik fierakut Zaim Tafa, dosja e te cilit po shqyrtohet vecmas grupit. Rexhina Kiacek deshmoi ne Gjykaten e Krimeve te Renda, si e pandehur. Ajo tha se nuk e ka takuar kurre Zaim Tafen dhe nuk e njeh ate, duke perseritur edhe nje here ate qe ka deklaruar edhe me pare, se kishte ardhur ne Shqiperi per te transportuar piktura dhe jo droge. "Une vendosa nje njoftim ne gazete ku kerkoja pune. Me kontaktoi Daniel Englert, i cili me tha se do me paguante 300 euro dita, qe te vija ne Shqiperi e te transportoja piktura. "Danielin deri ne ate moment nuk e njihja. Ne kete page, sigurisht perfshihej edhe im shoq, Franc Kiacek". E moshuara gjermane ka pohuar se kishte ardhur ne Shqiperi pasi kishte folur me pare ne telefon me Daniel Englert, i cili eshte denuar me 14 vjet burg, si organizator i ketij trafiku droge. "Pasi rame dakord bashke me bashkeshortin, Francin erdhem per here te pare ne Shqiperi. Danieli na kishte thene ne telefon te udhetonim nepermjet Italise, e nga Bari erdhem ne Tirane, ku e lame se do te takoheshim ne aeroportin e Rinasit. Nuk e di se nga erdhi Danieli, se linje nga Gjermania nuk kishte, por pasi e takuam u nisem nga Durresi drejt Lushnjes", rrefeu dje e Rexhina Kiacek.
Operacioni
Ne maj te vitit 2009, skuadra e operacioneve speciale e Antikrimit te organizuar, sekuestroi sasine prej 40 kilograme heroine ne Kakavije. Sasia e lendes narkotike me vlere gjysme milione euro u gjet ne prapakolpin e makines se nje cifti rumun, me pasaporte dhe shtetesi gjermane, Rexhina dhe Franc Kiacek, teksa tentonin te kalonin nga Shqiperia per ne Greqi. Droga ishte e ndare ne 80 pako dhe e vendosur brenda nje pikture. Ne te njejten kohe, dy grupe te tjera te operacioneve speciale arrestuan ne lokalin "Keshtjella", ne rrugen nacionale Fier-Ballsh, pronarin e lokalit, Zaim Tafa dhe mikun e tij, Albert Pellumbaj. Kurse ne Rinas, u arrestua gjermani Daniel Englert, 48 vjec. Sipas prokurorise, dyshohej se pronar i droges ishte Zaim Tafaj dhe i njohuri i tij Pellumbaj. Malli i ishte shitur ciftit gjerman, i cili po tentonte ta trafikonte nga Shqiperia ne drejtim te Greqise, me destinacion perfundimtar Italine. Por pas arrestimit, Zaim Tafa, u la i lire nga Gjykata e Larte, pasi nuk iu gjet asnje prove qe e implikonte ate ne kete ceshtje. Dosja e tij po hetohet e vecuar nga ajo e gjermaneve, te cilet ne muajin prill moren edhe denimin per kete trafik.
Sekuestrimi
Ne maj te vitit te kaluar ne Kakavije te Gjirokastres, u sekuestruan 40 kg heroine, e fshehur ne automjetin e markes "Peugeot" me targa te huaja DON PA-179, qe drejtohej nga Franz Kiacek. Nga hetimet ka rezultuar se droga ishte e destinuar per t'u derguar ne Greqi, Itali dhe me pas ne Gjermani.