Banda e Durresit prokuroria vendos 25 vjet heqje lirie per Gashin
Prokuroria e krimeve te renda ka kerkuar 25 vjet heqje lirie per nje nga anetaret e Bandes se Durresit i cili u gjykua vec anetareve te tjere te kesaj bande. Prokurori Anton Martini ne nje pretence 22 faqeshe ka rendituar akuzat per te cilat akuzohet Bujar Gashi si dhe provat e mbledhura per kete krim. Gjate leximit prokurori ka treguar se Gashi se bashku me anetare te tjere te kesaj bande me ne krye Klodian Saliun i cili eshte vrare kane ekzekutuar Dritan Vishen. Nder te tjera akuza ka shpjeguar se ne vendin e ngjarjes jane gjetur 38 gezhoja por nuk ka dhene asnje shpjegim per dy gezhoja te cilat kane rezultuar nga ekspertiza se nuk i perkisnin armeve qe kane qelluar mbi Vishen. Nderkohe i pranishem ne pretence ishte dhe Bujar Gashi i cili i ka kerkuar gjyqtarit Idriz Mulkurti qe prokurori te lexonte cdo faqe te pretences ku pas perfundimit te saj prokurori ka kerkuar ne fund dhe 25 vjet burg per Gashin.