E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Lufta kunder krimit te organizuar e suksesshme

I pranishem ne konferencen e Kartes se Adriatikut ministri i Brendshem Bujar Nishani deklaroi se Lufta kunder krimit te organizuar trafikimit te lendeve narkotike dhe armeve ka qene e sukseshme pasi ne perballjen me luften kunder trafikut te droges gjate periudhes 1993-2000 kultivimi i kanabisit ishte problematik gati ne te gjithe territorin e vendit. Sipas tij masat parandaluese dhe shtrenguese te marra nga Qeveria Shqiptare vitet e fundit kane sjelle minimizimin e fenomenit ne pjesen me te madhe te territorit te vendit. Ne konferencen e Kartes se Adriatikut Nishani informoi se gjate 3 viteve te fundit jane kryer 31 operacione anti droge ne bashkepunim me autoritetet e vendeve te tjera ku vetem ne Shqiperi jane arrestuar 50 persona. Ndersa ne fund te fjales se tij ai vleresoi si teper te rendesishme levizjen e lire drejte Bashkimit Europian te vendeve te Kartes Adriatikut A5 si dhe levizjen e lire brenda vendeve te kesaj aleance.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›