E Diel, 1 Nëntor 2026

Uniformat blu te Drejtorise se Policise ne Lezhe sekuestrojne 6 kg lende eksplozive

Nje sasi prej 6 kg lende eksplozive e llojit tritol eshte sekuestruar nga uniformat blu te Drejtorise se Policise ne Lezhe ne nje furgon mallrash ne afersi te Gjormit.

Sasia e madhe e lendes plasese eshte pikasur gjate nje kontrolli ne automjetin me targa te Tiranes 013 H ne pronesi te shtetasit Naim Lika ndersa mjeti ka qene i ndaluar ne afersi te shinave te trenit.

Policia ka bere te ditur se kontrolli ne automjetin ku u zbulua lenda eksplozive ka qene rutine pasi patrullat po monitoronin zonen per shkak te vjedhjes se shinave te trenit ndersa mjeti i ndaluar ka ngjallur dyshime tek uniformat blu.

Pas zbulimit te sasise se tritolit policia ka vene menjehere ne pranga poseduesin e mjetit 48 vjecarin Naim Lika ndersa ka nisur nje hetim te zgjeruar per prejardhjen dhe destinacionin e lendes plasese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›