Bulqize minatoret Shperthimi per shkak te telave te zhveshura
Minatoret e Bulqizes kane reaguar pas ekspertizes se publikuar nga RISHM duke mos u pajtuar me faktin se shperthimi mund te kete ndodhur nga nje cigare por sepse ka qene nje tele elektrike e zhveshur dhe pa portollambe. Nderkohe pak ore me pare mesohet se ACR eshte gjobitur me 500 mije leke per neglizhim te rregullave te sigurimit teknik. Nderkohe Reparti i Inspektim Shpetim Minierave pas raportimit te firmes koncensionare qe ka marre ne administrim minieren e Bulqizes publikoi rezultatet e ekspertizes ku rezultoi se kjo ka ardhur si rezultat i normave tej mase te hidrogjenit ne galerite e minieres se Bulqizes. Sipas RISHM ka mjaftuar nje shkendije e cila ka sjelle me pas edhe shperthimin ne te cilin humbi jeten nje minator dhe u plagosen disa te tjere. Gjithsesi hetimet po vazhdojne edhe prej prokurorise per te zbardhur deri ne fund ngjarjen. Pervec gjobave RISHM ka kerkuar nga kompania ACR qe te kryeje investime duke vene sisteme te reja ajrimi ne miniere.