Banda e Durresit seanca gjyqesore ne 27 tetor
Per shkak te mungeses se avokateve seanca gjyqesore e Bandes se Durresit shtyhet per ne daten 17 tetor. Ndersa ne seancen e sotme avokatet e te te akuzuarve do te jepnin konkluzionet ne lidhje me pretencen e dhene diten e hene ku prokurori i ceshtjes kerkoi burgim te perjetshem per shumicen e anetareve te Bandes se Durresit. Nderkohe gjykata pritet ti drejtohet dhomes se avokatise dhe ministrise se Drejtesise ne lidhje me mungesen e here pas hershme te avokateve ne mbrojtje te bandes se Durresit. Mesohet se ne seancen e se henes jane lexuar 282 faqet e konkuluzioneve te prokurorise per 16 te pandehurit e Bandes se Durresit ku prokurori Anton Martini pas gjashte oresh lexim ka dhene pretencen per te cilesuarin si drejtues te bandes se Durresit Lulzim Berishen burgim te perjetshem. Gjithashtu burgim perjete ka dhene edhe per Plaurent Dervishaj Indrit Taullai si dhe Endrit Doklen. Madje edhe Adriatik Coli ka marre masen e denimit nga akuza me burgim te perjetshem pro per shkak te lsquostatusit qe ai mban ate te penduarit te drejtesie pasi ka ndihmuar prokurorine per te zbardhur krimet e kryera nga banda ndaj dhe ka perfituar ulje denimi ne 10 vjet burg. Ndersa 25 vjet burg ka kerkuar prokurori per Sardian Sulejmanin Kujtim Bunen Altin Ollonin Elvin Hoxhosmanin Alban Nelin Selman Hetin dhe Spartak Kalthin. Me 20 vjet burg ka kerkuar per anetaret e tjere te bandes se Durresit Altin Nikollen dhe Kristian Begun ndersa per Ahmet Ajetin dhe Osman Karpozi me 21 vjet burgim. Sipas prokurorit vrasjet e kesaj bande kane pasur karakteristika te njejta dhe ky grup ka qendruar i bashkuar 4 vite me radhe dhe me pas eshte ndare. Qe nga viti 1998 e ne vazhdim banda dyshohet si autore e nje seri vrasjesh te ndodhura ne Durres e Tirane si dhe trafikim lendesh narkotike.