Detyrim paraqitje per 16-vjecarin qe vrau babain
Vrasja e cila ndodhi ne fshatin Shengjergj ku nje 16-vjecar vrau pa dashje babain e tij i eshte dhene masa e sigurise detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Tiranes. Duke marre paraqysh se Lorenc Muca eshte i mitur dhe vrasja eshte kryer nga pakujdesia trupi gjykues ka vendosur qe 16-vjecari te paraqitet ne policine gjyqesore cdo te hene. Ngjarja e rende ka ndodhur para 5 ditesh ku 16-vjecari qelloi me cifte pa dashje babane e tij Kujtim Muca duke e lene te vdekur ne vend. Ne baze te hetimeve paraprake diten e vrasjes 16-vjecari kishte shkuar ne shtepi dhe kishte gjetur dy prinderit te grindeshin dhe babain qe kercenonte te emen me nje cifte ne dore. Ne grindje e siper te prinderve Lorenci ka nderhyre dhe at e bir kane filluar te grinden bashke. Nderkaq pas rreth 15 minutash eshte degjuar nje e shtene dhe Kujtim Muca eshte rrezuar i vdekur ne toke. Keshtu duke marre parasysh moshen e mitur te autorit dhe qe vrasja eshte bere nga pakujdesia gjykata e ka lene te lire ate duke dhene masen e sigurise detyrim paraqitjeje.