E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, shtyhet për në 27 tetor gjyqi

Mungesa e avokatëve ka bërë që të shtyhet për në datën 17 tetor seanca gjyqësore për Bandën e Durrësit. Në seancën e sotme avokatët e të të akuzuarve do të jepnin konkluzionet në lidhje me pretencën e dhënë ditën e hënë ku prokurori i çështjes kërkoi burgim të përjetshëm për shumicën e anëtarëve të Bandës së Durrësit.
 

Gjykata pritet t`i drejtohet dhomës së avokatisë dhe ministrisë së Drejtësisë në lidhje me mungesën e herëpashershme të avokatëve mbrojtës së bandës së Durrësit
 

Në seancën e së hënës janë lexuar 282 faqet e konkuluzioneve të prokurorisë për 16 të pandehurit e Bandës së Durrësit. Prokurori Anton Martini pas gjashtë orësh lexim të konkluzioneve ka dhënë pretencën për të cilësuarin si drejtues të bandës së Durrësit burgim të përjetshëm për Lulzim Berishën.

Gjithashtu burg përjet ka dhënë edhe për Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, si dhe Endrit Dokle. Madje edhe Adriatik Coli ka marrë masën e dënimti nga akuza me burgim të përjetshëm pro për shkak të satatusit që “aim ban”, atë të penduarit të drejtësië pasi ka ndihmuar prokurorinë për të zbardhur krimet e kryera nga banda, ka përfituar ulje dënimi në 10 vjet burg.
 

Ndërsa 25 vjet burg ka kërkuar prokurori për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvin Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin dhe Spartak Kalthin. Me 20 vjet burg ka kërkuar akuza për anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit Altin Nikollën dhe Kristian Begun, ndërsa për Ahmet Ajetin dhe Osman Karpozi me 21 vjet heqje lirie.
 

Sipas prokurorit vrasjet e kësaj bande kanë pasur karakteristika të njëjta dhe ky grup ka qëndruar i bashkuar 4 vite me rradhë dhe më pas është ndarë.
 

Banda dyshohet si autore e një seri vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si dhe trafikim lëndësh narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›