E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Durrësit”, shtyhet seanca, mungojnë avokatët

Dy prej avokatëve mbrojtës munguan në procesin e sotëm gjyqësor të “Bandës së Durrësit”, çka detyruan trupin gjykues të shtynte gjykimin. Prej kohësh mungesa e dëshmitarëve mbrojtës po shkakton probleme në shqyrtimin e seancave gjyqësore duke sjellë zvarritjen e tyre. 

DURRES- Është shtyrë sot në gjykatën e krimeve të rënda seanca gjyqësore për bandën e Durrësit. Dy prej avokatëve mbrojtës munguan në procesin e sotëm, çka detyruan trupin gjykues të shtynte gjykimin. Një prej avokateve mbrojtës kishte paraqitur raport mjekësor, por kjo u cilësua e qëllimshme nga prokurori i çështjes. Prej kohësh mungesa e dëshmitarëve mbrojtës po shkakton probleme në shqyrtimin e seancave gjyqësore duke sjellë zvarritjen e tyre. Ministria e drejtësisë ka gati amendimet në kodin penal ku parashikohen dënime për mungesa të pajustifikuara ne procese. Banda e Durrësit, e cila e ka zanafillën në vitet 99, fillimisht ka vepruar si një e vetme, nën drejtimin e te pandehurit Lulëzim Berisha, ndërsa me kalimin e viteve u shperbe. Te akuzuarit si anëtarë te saj u grupuan ne dy kampe rivale te cilet rivale filluan konfliktet me njëra -tjetrën duke lënë pas shume episode kriminale, te cilat aktualisht janë objekt shqyrtimi gjyqësor i Gjykatës se Krimeve te Renda.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›