Sofra Tiranase, i pranishëm presidenti Topi
Mes këngëve dhe valleve tradicioneve është mbledhur edhe këtë vit Sofra Tiranase. I pranishëm ka qenë edhe presidenti i vendit, Bamir Topi, I cili ka vlerësuar shndërrimin e këtij aktiviteti në një traditë, jo vetëm për tiranasit, por edhe për të ardhurit.
TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi ka marrë pjesë në Sofrën Tiranase. Mes këngëve dhe valleve tradicionale, kreu i shtetit ka vlerësuar këtë aktivitet që po shndërrohet në një traditë, edhe për faktin se në këtë sofër tashmë nuk janë pjesë vetëm tiranasit, por edhe të ardhurit.
Gjatë Sofrës Tiranase, presidenti Topi ka dekoruar me titullin mjeshtër i madh piktorin e shquar Naxhi Bakalli.
Gjatë ceremonisë festive, të organizuar nga Shoqata Tirana janë nderuar me çmim disa personalitete të artit, medias etj. (a.r/news24/balkanweb)