Arrestohet e moshuara, i futi drogë djalit në burg
Nga Gerti Xhaja
E moshuara nga Cërriku, është kapur teksa policët e burgut i kanë zbuluar disa doza marijuanë të maskuara me hurmat në një qese plastike. I biri ndodhet në burg për përdhunimin e nje fallxhoreje 66-vjeçare
PEQIN -Një 61-vjeçare ësh të kapur nga shërbimet e kontrollit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin, teksa tentonte t'i fuste të birit dhe dhëndrit marijuanë në qeli. Pavlina Metani nga Cërriku, është kapur paraditen e djeshme teksa policët e burgut i kanë zbuluar disa doza marijuanë të maskuara me hurmat në një qese plastike. Pavlina do të takonte të birin Ndriçim Metanin, 42 vjeç dhe dhëndrin e saj, A.Zëra, të cilët janë të dënuar për përdhunimin e një të moshuare. Pavlina është siguruar në ambientet e izolimit të Komisariatit të Policisë së Peqinit, ndërsa hetimi i ka kaluar skuadrës së antidrogës së Drejtorisë së Policisë së Elbasanit dhe Prokurorisë së Rrethit. Përdorimi i lëndëve narkotike është një fenomen i lakuar shpesh, ndërsa nuk janë të pakta rastet kur shërbimet e kontrollit të burgjeve bllokojnë sasi droge që kanë për destinacion qelitë e të burgosurve.
Arrestimi
Pavlina Metani është paraqitur e vetme në sportelin e pritjes në burgun e Peqinit, për takim me të birin, Ndriçimin. E moshuara ka pasur disa çanta me rroba dhe ushqime, të cilat ka deklaruar se do ia çonte të birit. Nga kontrolli i policëve të burgut është konstatuar edhe sasia e marijuanës mes frutave, e vendosur në një qese farmacie. Policët e burgut e kanë bllokuar të moshuarën dhe kanë sinjalizuar eprorët e tyre dhe policinë e shtetit.
Historia
Ndriçim Metani me kunatin A.Zëra, janë arrestuar nga policia në marsin e vitit 2004. Akuza ishte për përdhunimin e 66-vjeçares Leme Cami, në qytetin e Cërrikut. Ata kishin mbyllur bashkëshortin e Lemes dhe në sy të dy fëmijëve e kishin përdhunuar atë. Ngjarja pati një motiv mjaft absurd hakmarrjeje. Ngjarja e ka pasur zanafillën kur njëra nga nuset e familjes Metani shkonte për të parë filxhan në banesën e 66-vjeçares. Sipas deklaratave të policisë, në atë kohë nusja shikonte filxhan dhe qante hallet te Lemja, për faktin se burri i saj e rrihte dhe që nuk kujdesej për fëmijët. Metani dhe Zëra pretendonin se Lemja u kishte thënë se u kishin bërë magji dhe për këtë shkak ata kishin shkuar t'i jepnin një mësim të mirë fallxhores mashtruese sipas tyre.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)