E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mungesa e madhe ne Europa League


Do të kishte dashur të ishte dhe të jepte kontributin e tij. Duke e njohur Lorik Canën, ai do të kishte zbritur në fushë edhe me një këmbë të vetme, por debutimi i tij është shtyrë edhe një herë tjetër

“Sa keq që nuk mund t’u jap një ndihmë shokëve, do të kishte qenë e bukur të debutoja në kampionat”, kishte deklaruar Cana para pak ditëve.

Beteja ka filluar pa të. Luftëtari shqiptar, i cili po rikuperohet nga një tërheqje në kofshë, jo vetëm ka qenë i detyruar të humbë debutimin në “San Siro”, por do të mungojë edhe në Europa League kundër Vaslui. Duhet të qëndroj për dy javë jashtë fushave dhe dëshira për të qenë në fushë sa më shpejt është e madhe: “Këmba është ende e ënjtur, ndaj stafi mjekësor më ka këshilluar të bëj pushim absolut. Pas disa ditësh do të filloj rehabilitimin dhe shpresoj të rikuperohem sa më shpejt që të jetë e mundur”. Të shumta, ndoshta më shumë se sa duhet, janë pritshmëritë nga mesfushori, i cili nuk ka arritur ende formën më të mirë: “Sapo të rikuperohem nga dëmtimi, do të kem nevojë vetëm të luajtur shumë minuta. Do të ketë shumë ndeshje dhe rastet për të demonstruar se sa vlej sigurisht që nuk do të mungojnë. Jam i qetë”. Barazimi në “San Siro” ka evidentuar potencialin lacial, ndërsa Cana pret me ankth radhën e tij. “Shokët më kanë pritur mirë, ashtu siç ka bërë Igli Tare, i cili ka qenë fondamental si për transferimin, ashtu edhe për ambientimin tim. Skuadra ka demonstruar vlerën e saj, tani pres ta bëj po ashtu”, tha Cana në mbyllje.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Mbyllet në paqe Argjentinë-Brazil
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e luksit, ajo mes Argjentinës dhe Brazilit.
Inter tronditet në San Siro
Interi ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon dhe këtë herë akoma më të hidhur se ajo ndaj Palermos në javën hapëse të Serisë A. Zikaltërit janë mundur 0-1 nga turqit e Trabzonspor brenda në San Siro. Champions, sot dita e dytë e fazës së grupeve
Në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions League janë skuadrat e tjera të mëdha që zbresin në fushën e blertë. Një ndër takimet më interesante është ai mes Manchester City-t dhe Napolit. Ferguson: Rooney është Peleja i bardhë
Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, e ka cilësuar sulmuesin e ekipit të tij, Wayne Rooney, si Pele i bardhë. Heynckes: Mund të fitojmë në “El Madrigal”
Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka besim se ekipi i tij do të arrijë të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Villarreal, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Lajmet kryesore

Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Sekretari i NATO-s flet para operacionit
Nishani: Vrasja e Konomit, akt i krimit të organizuar
"Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet e bllokuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›