E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarke zgjedhje ne krize ekonomike


Qytetarët në Danimarkë kanë filluar prej mëngjesit të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, të dominuara nga shqetësimet mbi situatën ekonomike.

Analistët shprehen se koalicioni në fuqi i qendrës së djathtë po përballet me një sfidë të fortë pas një dekade të tërë në pushtet.

Danimarka, një vend anëtar i Bashkimit Evropian por jo i Eurozonës, po përjeton krizën më të rëndë ekonomike që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë që opozita e majtë duket se po shkon drejt fitores edhe pse është ende herët, boshllëqet mes partive të koalicionit janë ngushtuar në ditët e fundit.

Fraksioni liberal-demokrat i kryeministrit Lars Lokke Rasmussen, i njohur si Blloku Blu, është mbështetur për një kohë të gjatë tek partia nacionaliste, DPP, për të ruajtur shumicën në Parlament.

Vendimi i fundit i Danimarkës, një shtet anëtar i zonës Schengen, për të rivendosur kontrollet në kufi erdhi pikërisht pas presionit të nacionalistëve, që janë dhe partia e tretë në Parlament.

Megjithatë, korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se cështjet kryesore të garës elektorale janë shëndetësia dhe financat e kombëtare.

Kriza ekonomike i ka kthyer financat e tepërta në deficite, që vlerësohet se do të arrijnë në 4.6 për qind të GDP-së vitin e ardhshëm.

Edhe bankat lokale ndodhen gjithashtu në një situatë të vështirë. Nëntë prej tyre kanë kaluar nën kontrollin e shtetit që nga fillimi i krizës në vitin 2008.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Sekretari i NATO-s flet para operacionit
Nishani: Vrasja e Konomit, akt i krimit të organizuar
"Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Mitrovicë, ura mbi Ibër mbetet e bllokuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›